Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se në janarin e këtij viti bankat në Kosovë lëshuan kredi në vlerë të 137.9 milionë eurove.
Në raportin e publikuar të enjten, BQK-ja njoftoi se 90.4 milionë euro është vlera e depozitave, ndërsa 7.36 miliardë euro vlera e aseteve bankare.
“Ndërsa, 6.38 për qind është norma e interesit në kredi, e 2.74 për qind norma e interesit në depozita. 81.6 për qind konsiderohet të jetë raporti kredi-depozita. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro. Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro. Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38%”, thuhet në njoftim.
BQK-ja ka njoftuar se 84 milionë euro u dërguan nga mërgata në Kosovë gjatë janarit të këtij viti.
-
Kosovarët i morën mbi 232 milionë euro kredi gjatë majit
-
241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro
-
BQK: Asetet e bankave 7.4 miliardë, mbi 172 milionë euro kredi të reja
-
Mbi 84 milionë euro remitanca nga mërgata në janarin e këtij viti
-
Shënojnë rritje depozitat e qytetarëve në banka