21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i të zhdukurve.
Janë gjithsej 1.643 njerëz të zhdukur për të cilët pritet përgjigje, por një e tillë nuk ka ardhur prej tash sa vite.
Më 30 gusht, kur shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, politikanët e Kosovës kanë kërkuar zbardhjen e kësaj çështje, porse të njëjtit kanë paraqitur shifra të ndryshme të pagjeturve.
Në llogarinë e tij në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar zbardhjen e fatit të 1.647 të zhdukurve.
Të njëjtën shifër e ka paraqitur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Kadri Veseli ka shkruar po ashtu për 1.647 të zhdukur.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për 1.641 të zhdukur, e që më pas e ka ndryshuar statusin e saj në Facebook, në 1.643.
Edhe
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
Por, sipas të dhënave të Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që llogariten më të saktat, janë 1.643 të zhdukur.
{gallery}
-
Sot shënohet Dita e të zhdukurve, ende s’janë gjetur mbi 1600 persona
-
BE-ja fton të rritet angazhimi për të zbuluar fatin e personave të zhdukur
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, në Kosovë ende janë mbi 1.600 të zhdukur nga lufta e fundit
-
Kërkohet presion ndaj Serbisë për të pagjeturit, liderët me numra të ndryshëm