Në sallën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, sot shënohet 47 vjetori i themelimit të këtij universiteti.
Universiteti i Prishtinës shërben si një nga universitetet më të mëdha në fushën e Kosovës.
Është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe mban kontakte me universitetet dhe institucionet perëndimore evropiane dhe amerikane.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
-
51 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës
-
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
-
Në 50-vjetorin e UP-së premtohet përkushtim e buxhet shtesë nga institucionet
-
Universiteti i Prishtinës shënon 49 vjetorin e themelimit
-
Badivuku: Më 1970 u arrit qëllimi për edukimin e të rinjve