Shemsi Syla është caktuar në pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, ka njoftuar kjo ministri përmes një komunikate për media.
Koloneli në pension dikur kishte shërbyer si epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcë së Sigurisë së Kosovës.
Të hënën ai u prit nga ministri Armend Mehaj, komandanti i FSK-së Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e MM-së, Rozafa Ukimeraj.
“Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm. Nga ana e tij, Syla shprehu zotimin e tij se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti”, thuhet në njoftim të ministrisë.
-
Syla: FSK-ja u shndërrua në forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit
-
Zv.ministri i Mbrojtjes: As FSK-ja nuk është kursyer nga ikja e të rinjve
-
Rama ia dorëzon detyrën Jasharit
-
Qeveria synon që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të nisë në fund të mandatit
-
Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja