Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhi Shehu, beson se në raundin e parë të zgjedhjeve është dëmtuar ai dhe partia e tij, nga partia në pushtet në këtë komunë, AAK-ja.
Teksa ka folur për dyshimet për manipulime të votave dhe për zyrtaren e Komunës së Junikut, që u zu në aeroport me fletëvotime, tha se janë dëmtuar edhe me votat nga diaspora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kam bindjen se edhe në raundin e parë janë manipuluar votat, rreth 200 vota janë shpallur si të pavlefshme dhe kjo ka ndikuar në rezultat”, ka thënë Shehu në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.
Në raundin e dytë, në balotazh do të jetë përball kandidatit të AAK-së, njëkohësisht edhe kryetar aktual i Junikut, Agron Kuçi.
Kuçi po kërkon mandatin e katërt.