Avokati Florim Shefqeti ka thënë se është shqetësues fakti i armëmbajtjeve pa leje, derisa ka folur për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Sipas tij, prezenca e kaq shumë armëve në duart e qytetarëve ndikon në rastet e vrasjeve.
Ka shtuar se ka mungesë të dënimeve për armëmbajtje pa leje. Sipas tij, askush nuk dënohet me burgim efektiv.
“Pothuajse të gjithë dënohen me gjobë. Me aq sa kemi hulumtuar nuk kemi gjetur asnjë rast të dënimit me burgim efektiv”, ka thënë ai.
Ka thënë se “duhet të kthehet në tavolinë dënimi me vdekje. Të paktën të jetë në Kodin Penal”.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.
Edhe
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Sveçla i indinjuar me institucionet e drejtësisë
Shefqeti në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se Gjykata nuk ka përgjegjësi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan.
“Me aq sa kemi kuptuar nuk ka përgjegjësi të Gjykatës Themelore në Gjilan e as asaj të Prishtinës. Tek ndryshimi i masës, kur ka kërkesë nga Prokuroria, Gjykata vetëm e aprovon”, ka thënë ai.
-
Hyseni pas vrasjes së trefishtë: S’do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme
-
Gashi: Vrasja e Arlinda Zekajt dhe tragjedia në Gjilan dëshmojnë dështimin e institucioneve
-
Shtatë gra të vrara sivjet
-
Gërvalla: S’guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar, duhet parandalim