Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar për vrasjen e gruas në Prishtinë, Liridona Ademaj-Murseli.
Ai ka thënë se është i tronditur nga rasti, veçanërisht në ditët kur në po shënohet aktivizmi kundër dhunës në familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes së gruas në afërsi të Prishtinës, ndërsa shënojmë 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne”, ka shkruar Davenport në platformën X.
Liridona Ademaj-Murseli u vra më 29 nëntor në fshatin Sinidoll. Fillimisht u tha se ishte pasojë e një plaçkitjeje, e dy ditë më pas Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë, në mesin e të cilëve bashkëshortin e saj, Naim Murseli.
Naim Murseli, i arrestuar të premten, ka deklaruar në Polici se ka paguar për vrasjen e gruas së tij. Dorasi ka thënë se Murseli ia premtoi 30 mijë euro.