Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i AKI-së raporton për gjendje stabile të sigurisë në Kosovë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar të premten në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Raportimi i Ajetit është bërë pa praninë e mediave.

Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka thënë se raportimi drejtorit të AKI-së kishte të bënte me gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas luftës në Ukrainë.

Ajo ka ftuar qytetarët që të mos jenë në panik, pasi sipas saj, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

"Në këtë drejtim diskutuam me drejtorin dhe mesazhi ynë është që të mos ndjellim panik dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri", ka thënë Musliu.

Madje sipas saj, këtë thirrje duhet ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.