(E përditësuar 11:55) - Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas mbledhjes, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë se për shkak te sensivitetit, ky komision është mbajtur me dyer të mbyllura.
“Sot kishim në raportim Inspektorin e Përgjithshëm të këtij agjencioni... Ju e dini që kompetencat e inspektorit janë mbikëqyrja, hulumtimi dhe hetimi i punonjësve të AKI-së. Evidentuam shumë çështje të brendshme të AKI-së”, ka thënë ajo.
Deputetja e PDK-së ka thënë se javën e ardhshme do të ftohet në takim drejtori i AKI-së, pas deklarimeve të fundit për situatën e sigurisë në vend. /KP
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton me dyer të mbyllura në Komision
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Raportimi para anëtarëve të këtij komisioni po bëhet me dyer të mbyllura.
Pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Ganimete Musliu. /KP