Deputetët e pushtetit janë përplasur me kryetaren e Komisionit, deputeten e Partisë Demokratike (PDK), Ganimete Musliu, duke konsideruar se thirrja e mbledhjes së sotme ishte e jashtëligjshme.
Deputetja e PDK-së ftoi Ajetin të raportonte për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.
Pasi dolën nga salla ku po raporton Ajeti, deputeti i VV-së, Sali Zyba, ka thënë se Musliu e ka ftuar drejtorin e AKI-së për të raportuar “pa i ditur ne arsyet”.
Ndërkohë, deputeti Arbër Rexhaj ka thënë se drejtori i AKI-së është dashur të dalë bashkë me ta nga mbledhja.
“Mbledhja është dashur të thirret si mbledhje e zakonshme. Është thirr qëllimisht e jashtëzakonshme dhe arsye do të dihen ditëve në vijim. Drejtori qëndroi brenda, por nuk është dashur të qëndrojë”, ka thënë Rexhaj.
-
Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet
-
Komisioni për AKI mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë mandatin Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i AKI-së
-
Vetëvendosja nuk jep sinjale për negociata koalicioni me LDK-në