Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja vlerëson afrimet Kosovë-Greqi për thellim raportesh

Rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë ka qenë tema e takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorit amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë. Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.

“U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftimin e tij për këtë takim, Pyatt ka thënë në Twitter se është diskutuar për qëllimet e përbashkëta për bashkëpunim rajonal në energji, ekonomi e siguri, “duke u mbështetur në momentumin e vizitës së Nikos Dendias (ministrit të Jashtëm grek) në Prishtinë për të nënvizuar rolin udhëheqës dhe stabilizues të Greqisë në rajon”.

Pos vizitës së Dendiasit në Kosovë në muajin qershor, së fundmi janë shtuar edhe zërat për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia. Kjo ka qenë edhe kërkesa e vazhdueshme e Kosovës në të gjitha takimet e fundit me palën greke.

Edhe Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit Arbëri Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit

Në kuadër të vizitës në Athinë, Kryeministri Kurti, ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos.

Gjatë këtij takimi u bisedua për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake mes Kosovës dhe Greqisë. U vlerësua mbarëvajtja e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të ushtrimit më të madh të organizuar në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 21”.

Kryeministri Kurti dhe ministri Panagiotopoulos folën për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes ministrive të mbrojtjes së të dy vendeve, në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurti ka takuar të premten në Athinë edhe liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Edhe Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike Arbëri Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. ​