Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Greqi të martën, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për nevojën për liberalizim të vizave, “si proces tashmë të vonuar”.
Gjatë këtij takimi, Kurti ka kërkuar përkrahjen e Greqisë në integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në organizata rajonale, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Më tej bëhet e ditur se është theksuar nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajon, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.
-
Greqia s’flet për njohjen e Kosovës, por thotë se po avokon për liberalizim vizash
-
Ministri i Jashtëm i Greqisë: Do ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane
-
Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Kurti në takim me ministrin e Jashtëm grek: Sulmi i 24 shtatorit, skenar për destabilizim të Kosovës
-
Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike