Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ku ia ka bërë të qartë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ishte skenar për destabilizim të vendit.
Ai foli, sipas njoftimit të Kryeministrisë, edhe mbi rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Në lidhje me situatën aktuale e aspektin e sigurisë, sulmi terrorist dhe kriminal i 24 shtatorit u planifikua nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, të cilët kishin një skenar të qartë për destabilizimin e vendit”, ka thënë Kurti.
Pjesë e bisedës, sipas njoftimit, ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ku Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik e të shkëmbimit tregtar si dhe në sfera të ndryshme me interes të përbashkët.
“Në takim, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës në rrugëtimin tonë drejt BE-së e zbatimin e reformave. Vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e strukturave Euro-Atlantike, për të cilën po angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e këtij objektivi”, thuhet tutje në njoftim.
-
Kurti: E pranoj pjesën e përgjegjësisë që më takon për stabilitet afatgjatë
-
Kurti në takim me Plenkoviqin: Serbia mbetet faktor destabilizues në rajon
-
Kurti-Vuçiq, sot takimi i parë pas rastit të Banjskës
-
Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi
-
Vlerësohet rrezik i mundshëm përsëritja e skenarëve si ai i Banjskës