Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, me të cilën biseduan për gjendjen e përgjithshme në sferën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre kundër terrorizmit dhe rëndësinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, transmeton koha.net.
Hyland tha se SHBA do të vazhdojë të ofrojnë përkrahje në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përpjekjeve kundër korrupsionit.
-
Kosnett: Përkrahja amerikane për rend dhe ligj nuk do të mungojë
-
Austria do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, veçanërisht për institucionet e sigurisë
-
SHBA-ja e interesuar të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, sidomos në fushën e financave publike
-
SHBA-ja e gatshme për vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
-
SHBA-ja vazhdon mbështetjen për Kosovën