Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues Jesicca Long, shefe e zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës., njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gashi kërkoi nga Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falënderoi atë për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.
Long shprehi gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Gjithashtu, u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
-
SHBA-ja vazhdon mbështetjen për Kosovën
-
SHBA-ja vazhdon mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë
-
Gashi thotë se MPB-ja është e përkushtuar ta luftojë korrupsionin
-
OSBE konfirmon mbështetjen për sigurinë në Kosovë
-
Delawie dhe Gashi flasin për sigurinë dhe gjendjen civile në Kosovë