Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie dhe Gashi flasin për sigurinë dhe gjendjen civile në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Në këtë takim, siç njofton kumtesa, Gashi njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Republikës së Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.

Në njoftim thuhet se Gashi falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që ka dhënë SHBA në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Delwaie, thuhet të ketë ofruar përkrahjen e SHBA-së në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.