Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim Zëvendës Shefen e Misionit e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland, njofton kumtesa.
Gashi diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend si dhe e falënderoi për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai gjithashtu ka kërkuar që kjo përkrahje për institucionet e sigurisë në Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Koha.net.
Ndërsa Hyland, ka vlerësuar se është shumë i nevojshëm një angazhim më i shtuar në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë, si dhe ritheksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës edhe në të ardhmen.
-
SHBA-ja e gatshme për vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
-
SHBA-ja vazhdon mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë
-
Austria vazhdon përkrahjen për Kosovën
-
Gashi thotë se MPB-ja është e përkushtuar ta luftojë korrupsionin
-
Ambasadorja e Turqisë premton vazhdimin e përkrahjes për MPB-në