Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja thotë se Shqipëria do ta fitojë ulësen në BE, por paraprakisht përmend tre hapa

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones u shpreh e bindur se Shqipëria do ta fitojë vendin e saj si një prej anëtareve të Bashkimit Evropian.

Nga konferenca “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, Moses-Ones tregoi edhe tre hapat që Shqipëria do të ndërmarrë edhe më fuqishëm, për të bërë të mundur anëtarësimin në BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa shqyrtojë prioritetet e politikës së Shteteve të Bashkuara për rajonin, do të përqendrohem në politikën e SHBA-së ndaj Shqipërisë, një vend me një angazhim të demonstruar ndaj bashkësisë transatlantike. Ajo që bëni dhe zgjedhjet që ndërmerrni kanë pasoja të mëdha për bashkësinë euro-atlantike”, ka thenë ajo, përcjell Top Channel.

Sipas saj, deklarata e 18 tetorit e Këshillit të Evropës për zgjerimin ka frymëzuar faqe të tëra komentesh.

“Ja se çfarë ka rëndësi: Shqipëria është tashmë një vend kandidat – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh diplomatja amerikane.

Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, shtoi Moses-Ones, por tashmë reforma zgjedhore është bërë një projekt kombëtar që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij, po e ndjekin.

“Drejtuesit e Shqipërisë kanë treguar vullnetin për të bërë kompromis për hir të së mirës të përbashkët”, theksoi Moses-Ones.

Image