SHBA-ja ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Të hënën janë mbyllur nëntë degë të Postës së Serbisë në veri nga Policia e Kosovës.
SHBA-ja i ka quajtur këto vendime si të njëanshme dhe të pakoordinuara.
“Qeveria e SHBA-së është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër filialeve të postës serbe në veri të Kosovës. Veprimet e pakoordinuara të Kosovës vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarëat e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
SHBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ndërpresë veprimet e mëtutjeshme “të njënashme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
-
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, reagon SHBA-ja
-
SHBA-ja e shqetësuar për aksionin në veri, thotë se raportet po përkeqësohen
-
DASH-i thirrje Qeverisë: Rikthejuni bashkëpunimit, po vini në rrezik mundësitë tuaja
-
Posta e Serbisë thotë se janë ndaluar dërgesat postare për veriun e Kosovës
-
Rohde për mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë në veri: Veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar