Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, si dhe anëtarëve të bandës së tyre.
Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore.
“Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore. Është një prioritet i sigurisë kombëtare për të luftuar korrupsionin, i cili lehtëson krimin e organizuar transnacional”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
-
SHBA-ja paralajmëron sanksione të reja
-
Borrelli mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj disa serbëve të Kosovës
-
Sanksionet amerikane për Ballkanin Perëndimor: Kush është në lista dhe cilat janë pasojat?
-
Blinken: Kosova dhe Bosnja, në qendër të shqetësimeve tona
-
Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan