Gzim Shala nga IKD-ja deklaroi se Gjykata Speciale ua ka shkelur të drejtat të akuzuarve për gjykim në kohë të arsyeshme. Ai tha të hënën në KTV se Gjykata ka treguar mosefikasitet të skajshëm në punën e saj, derisa tha se ky institucion është futur në vitin e 8 të punës.
“Kur e kemi parasysh edhe periudhën sa konsiderohet se do të zgjasë ky proces, mund të themi që Gjykata ka vepruar me mosefikasitet të skajshëm. Duke shkelur të drejtën e të pandehurve për gjykim në kohë të arsyeshme”, tha ai.
Sipas Shalës, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për 8 vjet i ka kryer në shkallë të parë 33 raste, e Dhomat e Specializuara tha se e kanë kryer vetëm 1 rast në shkallë të parë.
“Në këtë mënyrë si po veprohet, mund të themi se është larg që ta kryejë punën e vet. Ende s’kemi informacion nëse do të ketë aktakuza dhe hetime të tjera për raste të krimeve të luftës. Ka zvarritje të Gjykatës për të kryer punën e saj”, shtoi ai.
-
Shala: Gjyqësori i paaftë të sigurojë gjykime brenda afateve të arsyeshme kohore
-
Hodaj: Kosova të fokusohet në kërkesën që juridiksioni i Speciales të jetë mbi të gjitha krimet
-
IKD: Rreth 113 mijë lëndë të pazgjidhura, po shkelet e drejta për gjykim në kohë
-
Shala: Qeveria ka dështuar në të gjitha reformat në sistemin e drejtësisë
-
Shala: Vetëm tre prokurorë në DKR të Prokurorisë Speciale, në mesatare 330 lëndë për prokuror