Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.
Kamberi ka njoftuar në Facebook se me Hillin biseduan rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojnë.
“SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit”, ka shkruar Kamberi.
Takimi u zhvillua në objektin e Ambasadës amerikane në kryeqytetin serb.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamberi ia tregon Hillit sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës
-
Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Kamberi: SHBA-ja po e shtyn përpara realizimin e Planit 7 pikësh