Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka pritur në takim në Bujanoc ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Kamberi në një postim në Facebook ka thënë se ambasadorit Hill ia ka treguar sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Kënaqësi ta mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Arifi: Ambasadori Hill premtoi se do t’i bëjë presion Beogradit për shqiptarët e Luginës
-
Shaip Kamberi takohet me ambasadorin amerikan në Beograd
-
Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë
-
Kongresistë amerikanë konstatojnë në Preshevë probleme reale me të cilat përballen shqiptarët
-
Kamberi takon kongresistët amerikanë, kërkon barazi për shqiptarët në Luginë