Normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë që i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e kishin vënë prioritet kryesor, kanë dështuar ta bëjnë – ka thënë njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer.
Serwer ka shkruar mbi rrugëtimin e të dyve ndërsa i afrohen përfundimit të mandateve. Në platformën “Peacefare”, Serëer ka theksuar se Escobari dhe Lajçaku filluan keq e përfunduan edhe më keq.
“Ata i premtuan Beogradit se do ta prioritizonin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Përfunduan pa ndonjë progres të theksuar në atë prioritet të gabuar”, ka theksuar ai duke shtuar se Beogradi nuk i është përkushtuar ndaj asnjë prej angazhimeve.
Sipas Serwerit, normalizimi politik tani për tani është një urë shumë e largët.
“Lamtumira për dështimin kërkon marrjen e prioriteteve të duhura”, ka thënë Serwer.
Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, e Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re.