Tre policë janë lënduar në një vetëaksident në fashitin Varagë të Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani,
Sipas tij policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Elshani ka thënë se vetaksidneti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar në një vetaksident në Istog
-
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Istog
-
Dy policët e lënduar në vetaksidentin në Zveçan lirohen në shtëpi, njëri vazhdon trajtimin në QKUK
-
Tetë policë të lënduar nga aksidenti i autoblindës në veri
-
Aksident trafiku në Gjakovë, tre të lënduar përfshirë dy policë