Ndonëse me maska, por pa distancë sociale ashtu siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, dhjetëra qytetarë sërish janë mbledhur para Agjencisë për Regjistrimin Civil.
Në disa fotografi shihen qytetarët të cilën mëngjesin e sotëm po presin që të marrin shërbimet e tyre.
Tollovi të këtij lloji para Qendrës për Regjistrim Civil, po bëhet vazhdimisht. KosovaPress edhe ditë më parë ka raportuar për numrin e madh të qytetarëve që po mblidhen aty, e për çka Policia e Kosovës është detyruar të bëjë shpërndarjen e tyre.
Ndonëse, çdo grumbullim i njerëzve dhe pa distancë sociale rrezikon shpërndarjen e virusit COVID-19, nga çka prej 13 mars e deri më sot, 9 mijë e 49 qytetarë janë infektuar me këtë virus ndërsa, 256 të tjerë kanë vdekur si shkak i tij./KSP

-
Tollovi para Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, ndërhyn Policia
-
Thirrja për kujdes nuk përfillet: tollovi para Agjencisë së Regjistrimit Civil
-
Qytetarët kërkojnë më tepër qendra të testimeve për COVID-19
-
Rriten shifrat e të infektuarve, qytetarët nuk po i përfillin masat anti-COVID
-
Mbi 2000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID