Një autoambulancë e cila bartte kuti me produkte mjekësore, është ndaluar në Zveçan nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, të martën, e shoferi i saj është shoqëruar në polici.
Policia ka ndaluar shoferin nën dyshimin se ka qenë duke transportuar produkte mjekësore pa dokumente përkatëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se është duke i lënë pacientët në veri pa barna.
Duke publikuar fotografinë e shoferit të arrestuar, Petkoviqi ka thënë se ai ka qenë duke transportuar tretësirë infuzioni nga Qendra Shëndetësore në Leposaviq për në Shtëpinë e Shëndetësisë në Mitrovicë.
“Pas sulmit në targa dhe letërnjoftime, radhën e kanë institucionet shëndetësore dhe pacientët tanë dhe populli është i zemëruar dhe i mërzitur, sepse askush nuk e di se cili do të jetë hapi i radhës i Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Petkoviq, i cili është edhe shef i delegacionit të Serbisë në dialogun me Kosovën, ka thënë se me veprimet e tilla, Kurti nuk dëshiron paqe dhe se për një gjë të tillë i është ankuar komunitetit ndërkombëtar.
“Kjo është e papranueshme për ne. Kurti nuk dëshiron paqe dhe vazhdon të sillet në atë mënyrë, që dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin, siç tregohet nga ngjarja e sotme. Serbët janë të mërzitur në veri dhe KFOR-i dhe QUINT-i duhet të reagojnë. Dhe, nëse nuk reagojnë, atëherë ka kush të na mbrojë”, ka deklaruar Petkoviq.
Policia e Kosovës më vonë ka njoftuar se rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna. Sipas Policisë, automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë. “Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve mjekësore, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke u ikur obligimeve doganore”, theksohet në njoftim.