Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka paralajmëruar mundësinë e hartimit të rezolutës së Serbisë si përgjigje ndaj Rezolutës së Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Drecun për TV Prva ka thënë se për caktimin e seancës speciale të Kuvendit të Serbisë në të cilën do të nxirrej rezoluta për “krimet e shqiptarëve në Kosovë”, do të bisedojë me kryetaren e Parlamentit të Serbisë.
Sipas fjalëve të tij,në atë seancë, nëse ka nevojë për caktimin e saj, do të flitej për “spastrimin brutal etnik që e ka bërë dhe po e bën UÇK në Kosovë”.
Lidhur me Rezolutën e Kosovës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, Drecun u ka shkruar përfaqësuesve lobit serb në SHBA të cilët, sipas tij, do të lobojnë kundër Rezolutës së Kosovës në Kongresin dhe Senatin amerikan.
-
Drecun kërkon që çështja e Kosovës të ndërlidhet me Republika Serpska
-
Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb
-
Rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, propozohet të miratohet në Kuvendin e Kosovës
-
Në Kuvendin e Shqipërisë pritet të dorëzohet dokumentacioni për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë
-
Lista Serbe: Rezoluta, nga zilia për përparimin e shtetit tonë - Serbisë