Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, është treguar emocionalisht i papërmbajtur gjatë konferencës për media, në të cilën foli lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar, që mos ta ekstradojë Ramush Haradinjan në Serbi.
Vendimin e gjykatës ai e vlerësoi të turpshëm e skandaloz, derisa fliste edhe për skenarët që po përgatiten për Kosovën, me ç’rast politikanë radikalë do të vijnë në pushtet.
Nota protestuese ndaj Francës nuk do të mbarojë, andaj Serbia planifikon që t’u dërgojë letër edhe të gjitha shteteve anëtare të OKB-së, ku do të përmenden arsyetimet ligjore përse vendimi i Francës qenka politik.
Qeveria serbe menjëherë pas vendimit të gjykatës mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ku u përfundua se arsyetimi që ekstradimi i Haradinajt do të kishte pasoja të rënda për të është skandaloz, ngase fundja Serbia nuk e kërkon atë ta qerasë me çokollata, por të përgjigjet për krime të rënda.
-
Serbia “bojkoton” Francën me udhëtime zyrtare
-
Serbia paralajmëron hapa kundër Francës
-
Serbia pritet ta thërrasë ambasadorin e vet nga Franca shkaku i Haradinajt
-
Qeveria serbe e hidhëruar, mbledhje e jashtëzakonshme pas lirimit të Haradinajt
-
Vuçiqi e quan dorëheqjen e Haradinajt trik politik për të fituar popullaritet