Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi.
Sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçqi se Vatikani me vëmendje të veçantë e përcjell zhvillimin e situatës në Ballkan dhe në këtë kontekst edhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Daçiq e Parolini kanë folur edhe për çështjen e Kosovës ndërsa ministri serb e ka njohur atë me aktualitetet e negociatave Beograd - Prishtinë.
Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Daçiq edhe një herë ia ka transmetuar falënderimet sekretarit Parolin për Vatikanin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
-
Për Serbinë, shumë e rëndësishme që Vatikani e Palestina s’e njohin Kosovën
-
Vuçiq: Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve
-
Vuçiqi në Vatikan për ta lutur Papën të mos e pranojë Kosovën
-
Daçiq thotë se Tomisllav Nikoliq do të jetë fajtor nëse Vatikani njeh Kosovën
-
Daçiq: KOS kundërshtoi Papën, dëmtoi interesat tona për Kosovën