Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në Vatikan, pas takimit me Papën Françesko, tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze, dhe se do të ruajë qëndrimin e tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.
"Por Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve," u tha Vuçiq gazetarëve .
Vuçiç tha se ai kishte mësuar dhe dëgjuar shumë gjatë bisedës me Papën, dhe se ai pa shqetësimin e tij për të gjithë njerëzit në Ballkan dhe qytetarët serbë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën
-
Vuçiq do dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar
-
Vuçiq: Vendet evropiane diskutojnë çka duhet të bëjnë serbët dhe shqiptarët, pres presione
-
Vuçiq: Të hiqet taksa nga Kosova, duam negociata për zgjidhje kompromisi
-
Vuçiqi në Vatikan për ta lutur Papën të mos e pranojë Kosovën