Nga ora 11:30 është paraparë protestë në komunën e banuar me shumicë serbe, Graçanicë. Për këtë shkak, Policia ka thënë se do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative përgjatë kësaj kohe.
Qytetarët serbë të enjten kanë protestuar kundër arrestimit të një serbi të dyshuar për krime lufte. Ata ishin mbledhur para stacionit policor në Graçanicë dhe kanë vazhduar deri te Manastiri.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin edhe të serbëve të tjerë të arrestuar në veri të vendit.