Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protesta në Graçanicë, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Prishtinë-Gjilan, nëpërmjet Graçanicës, do të bllokohet si pasojë e protestës së paralajmëruar për orën 11:30 në komunën e banuar me shumicë serbe.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjasë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.