Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, po protestojnë në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.
Të pranishëm në protestë janë kryesisht punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në komunat që punojnë sipas sistemit të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Policia ka njoftuar se duke nisur nga ora 11:30 do të jetë e bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan, kah Graçanica, deri në përfundim të protestës.
Në veri të Kosovës po mbahen protesta në tri komuna. Është dita e gjashtë e protestave kundër ushtrimit të detyrës së kryetarëve të rinj brenda objekteve komunale./REL
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Serbët protestojnë edhe sot në Graçanicë
-
Protesta në Graçanicë, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
-
Anulohen konkurset në Graçanicë pas protestave kundër “punësimit të personave të afërt” me Listën Serbe