Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Graçanicë me protestë kundërshtohet arrestimi i serbit të dyshuar për krime lufte

Në Graçanicë qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në protestën e organizuar kundër arrestimit të një serbi të dyshuar për krime lufte.

Qytetarë serbë janë mbledhur para stacionit policor në Graçanicë dhe kanë vazhduar deri te Manastiri.

Edhe pse protesta është paralajmëruar se do të fillojë në ora 11:30, qytetarët kanë filluar të mblidhen rreth 20 minuta më vonë.

Në protestë po merr pjesë edhe bashkëshortja e të arrestuarit. Ajo është parë në shoqëri të kryetares së Graçanicës, Ljiljana Shubariq.

“Lironi njerëzit tanë të pafajshëm”, “Ndaloni kriminalizimin e serbëve”, “Të gjithë ne jemi Dragisha Milenkoviq” e “Drejtësi popullit serb”, janë disa nga pankartat që po mbahet në duar nga protestuesit.

Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë ka arrestuar shtetasin serb D.M., i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në cilësinë e gardianit të burgut.

Edhe Serbët e Graçanicës u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë kundër arrestimeve LAJMET E MBRËMJES Serbët e Graçanicës u bëjnë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë kundër arrestimeve

Policia e Kosovës e arrestoi atë në zonën e Graçanicës.

{gallery}