Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët në veri s’e paguajnë ujin e borxhi i tyre arrin në 13 milionë euro, Qeveria ka dhënë 6 milionë

Përveç rrymës, serbët e veriut të Kosovës nuk e paguajnë për vite të tëra as ujin.

Komuna e Mitrovicës Veriore ia ka borxh 13 milionë euro kompanisë së ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i kësaj kompanie, Sami Miftari, ka thënë nëpërmjet telefonit se tash e dy vjet këta janë të obliguar të paguajnë edhe TVSH-në.

Përderisa ka shtuar që 40% të prodhimit të ujit shfrytëzohet për këtë pjesë si dhe për komunën e Zveçanit.

Përderisa banorët në atë pjesë nuk paguajnë asnjë shërbim që marrin, ata të pjesës jugore janë të rregullt në kryerjen e këtyre pagesave.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka vite që ka ndarë mjete për këtë kompani, nga taksat e qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Nga viti 2009 e deri më 2018-n, kjo ministri ka ndarë më shumë se 6 milionë euro për këto shpenzime në veri të vendit.

Për këtë, edhe ministri i këtij Dikasteri, Valdrin Lluka, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për problemet që janë me pagesat nga ana e veriut të Mitrovicës për ujësjellësin dhe energjinë.

Lluka ka thënë se ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasimin e asaj pjese.