Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selmani: 15 milionë euro borxhi i veriut për ujin e papaguar

Rreth 15 milion euro është borxhi i akumuluar për shërbimet e ujit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i ARRU-së Xhelal Selmani gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi ku është shqyrtuar raport vjetor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), raporton EO.

Edhe pse uji faturohet në veri të Kosovës, sipas Selmanit ai nuk paguhet.

“Sa i përket pjesës veriore problemi është i madh, uji faturohet por uji nuk paguhet në pjesën Veriore dhe ne nuk kemi qasje aty, çmimi i ujit që dorëzohet në pjesën veriore është 17 cent dhe është borxh prej 15 milionë euro dhe kompania është në gjendje të vështirë” ka thënë Selmani.

Selmani tha se nga 1.8 milionë banorë qasje në shërbimin e ujit kanë vetëm 74%.

Ai ka shprehur shqetësimin sa i përket ujit të pa faturuar që tha se vetëm gjatë viti 2020 është 55%.