Heqja dorë nga Kosova do ta destabilizonte gjithë rajonin dhe do të hapte çështjen e Shqipërisë së madhe, vlerëson kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviq, i cili mendon se zgjidhja më e mirë për Serbinë është konflikti i ngrirë, ndërsa, ka shtuar ai, çështja e Kosovës nuk e pengon luftën e Serbisë kundër korrupsionit, transmeton Koha.net.
Konflikti i ngrirë, kjo është gjendje në të cilën nuk ka më konflikt të armatosur, por nuk ka as zgjidhje përfundimtare, do të ishte e vetmja zgjidhej e arsyeshme për Serbinë, ka shkruar ai në gazetën “danas”.
Jovanoviq mendon se serbët e Kosovës nuk mund të mbrohen duke u çrrënjosur Serbia nga Kosova.
Artikuj të ngjashëm
-
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”
-
Një parti e Serbisë angazhohet për “ngrirje të konfliktit” me Kosovën
-
Daçiq: Administrata e Trumpit më e mirë për Serbinë pasi nuk vlerëson se çështja e Kosovës është e zgjidhur
-
Jovanoviq: Rusët s’do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës, s’është në interesin e tyre
-
Çanak: Kosova nuk është Serbi