Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë.
Ai në një postim në Twitter shkruan se edhe një herë populli shqiptar është duke i treguar botës se çdo të thotë “besa”.
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë ‘BESA’. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan ai.
Edhe liderët kosovarë i janë përgjigjur pozitivisht mundësisë së ardhjes së shtetasve afganë në Kosovë.
I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks. https://t.co/HLQ1x4pRxV
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 15, 2021
-
SHBA-ja falënderon Kosovën për afganët: Dëshmoi lidership në skenën botërore
-
SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve
-
Strehimi i 50 emigrantëve të dëbuar, SHBA-ja e falënderon Kosovën: Mirënjohës ndaj partneres sonë
-
Osmani falënderon senatorit Menendez për qëndrimin rreth Kosovës
-
Osmani e Kurti falënderojnë senatorin që kritikoi Cholletin për Asociacionin