Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Robert Menendez për qëndrimin e tij lidhur procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani është shprehur falënderuese nda Menendezit për angazhimin e tij në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se në seancën e së enjtes në Senatin amerikan janë qartësuar zhvillimet në rajon.
“Një falënderim nga zemra për senatorin Menendez, për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe të palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi dritë mbi zhvillimet në rajon”, ka shkruar ajo.
A heartfelt thank you to @SenatorMenendez for his leadership, tireless engagement & unwavering commitment to democracy in the Western Balkans.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 18, 2023
Grateful for his initiative for today's Foreign Relations Committee hearing, which shed a crucial light on developments in the region.
Menendez, ka thënë se po e sheh se Kosovës është vazhdimisht duke iu bërë presion për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk po bëhet fare presion.
Ai ka kërkuar përgjigje nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se cili është plani.
Edhe
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
“Me kontrollin e mediave dhe shtypjen e shoqërisë civile, Vuçiqi vazhdon të ndjekë narrativën e serbëve nacionaliste, duke treguar për vizionin e ‘Serbisë së madhe’, ngjashëm si Putini për ‘Rusinë e madhe’. Ai se ka fshehur lidhjen me Putinin. Ka udhëtuar në Moskë për tregti, refuzoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë. Duam të shohim nga dëshmitarët cili është plani për të ecur para. Shoh se shumica e presionit i bëhet Kosovës për Asociacionin, që e pranoj se Kosova e ka pranuar këtë marrëveshje më herët. Por, më duket se nuk ka fare presion ndaj Beogradit, apo plan apo garanci se Asociacioni s’do të jetë një Republika Sërpska tjetër. Po shoh pak presion ndaj liderit të cilin New York Times e portretizoi për lidhjet me botën e krimit të organizuar në Serbi”, ka thënë Menendez.
-
Menendez: Kosovës po i bëhet presion për Asociacionin, por jo edhe Serbisë
-
Osmani e Kurti falënderojnë senatorin që kritikoi Cholletin për Asociacionin
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani: Me ndihmën e aleatëve, në pranverë parandaluam tendencat e destabilizimit nga Serbia