Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë falënderuar për mbështetjen për Kosovën senatorin amerikan Robert Menendez, që së fundmi u shpreh kundër presionit amerikan ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Osmani ka njoftuar në rrjete sociale se Menendezin e ka takuar të shtunën në Mynih, ku po marrin pjesë në Konferencën për Siguri.
“E lumtur që u takova me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Takim me Menendezin ka pasur edhe kryeministri Kurti. Sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti e Menendez kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.
“Në takimin e mbajtur sot në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin për rezultatet e deritanishme të qeverisë, me theks te sundimi i ligjit. Po ashtu e falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive të tij ndaj Kosovës në Senatin amerikan. Folën edhe për procesin e dialogut, raportin me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar përgjatë tërë procesit”, thuhet në njoftim.

-
Senatori amerikan i shqetësuar për Asociacionin: Të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj Kosovës
-
Osmani falënderon senatorit Menendez për qëndrimin rreth Kosovës
-
Në SHBA s’pajtohen me Cholletin: Duhet njohje reciproke, jo Asociacion në Kosovë
-
Osmani thotë se Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, Grenelli e quan delirant Kurtin
-
Kurti s’flet për kërkesat e O’Brienit, opozitë e analistë vlerësojnë se ato s’do të merren parasysh