Arbëri

Sëmundja e Brucelozës përhapet edhe në komunën e Hanit të Elezit, asgjësohen 44 krerë lopë

Gjatë vjetëve të fundit është përhapur mjaftë shumë sëmundja e Brucelozës tek kafshët edhe në komunën e Hanit të Elezit.

Gjatë kësaj periudhe të vitit janë asgjësuar gjithsejtë 44 krerë lopë qumështore në regjionin e kësaj komune. Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, me asistimin e Agjencionit të Veterinës së Kosovës (AVUK) dhe Inspektoriatit të Agjencisë Ushqimore të Kosovës vetëm gjatë së martës kanë asgjësuar gjithsejtë 36 krerë lope në Komunën e Hanit të Elezit, raporton KOHA.

Sipas zyrtarëve komunal, asgjësimi i tyre ka ndodhë bazuar në konfimimin nga mostrat e analizuara se kafshët kanë qenë të infektuara me Brucelozë. Duke u bazuar në faktin se Bruceloza është një sëmundje që bartet prej kafshëve te njeriu, kafshët janë asgjësuar me qëllim që të parandalohet shtrirja e sëmundjes te kafshët tjera në regjionin e prekur por edhe te banorët. Bashkim Sopa, zëdhënës i komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se vetëm gjatë vitit 2020 në zonat më të prekura të komunës janë asgjësuar 44 krerë lope, ndërsa si zona më të prekura janë fshatrat Gorancë, Rezhancë dhe Krivenik.

“Fshatrat e përmendura por edhe disa zona tjera të komunës janë të identifikuara si zonë endemike me brucelozë nga se edhe gjatë viteve të kaluara ka pas shumë raste të sëmundjes së kafshëve por se fatkeqësisht edhe disa raste të familjeve, raste këto që ende trajtohen nga këto infeksione”, ka thënë Sopa. Sipas tij, asgjësimi i kafshëve është realizuar sipas standardeve të përcaktuara nga Agjencioni i Veterinës së Kosovës (AVUK) dhe Inspektoriatit të Agjencisë Ushimore të Kosovës. “Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Hanit të Elezit rekomandon pronarët e kafshëve që përkohsisht ti mbajnë kafshët të mbyllur”, ka thënë Sopa.