Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi thotë se ka dy të pavërteta në deklaratat e Thaçit për Ushtrinë

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon t’i personalizojë arritjet, sipas deputetit të LVV-së, njëherësh pjesë e komisionit për siguri, Rexhep Selimi.

Selimi përmend edhe seancën e fundit në legjislaturën e katërt ku Vetëvendosje ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë krijimin e forcave të armatosura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Seanca e fundit në legjislaturën e katërt ka qenë për shndërrimin e FSK-së në forca të armatosura dhe atëherë e kemi përsëritur qëndrimin tonë, edhe sot e themi atë, që ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin. Prej atëherë por edhe sot nuk kemi ndryshuar dhe e mbështesim çdo ndryshim kushtetues. Kjo është dashur të ndodh prej që ka ndodhur pavarësia e Kosovës”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. “Pavarësia e ushtria duhej të bëheshin bashkë”.

Këtë Selimi thotë ta ketë thënë atëherë në cilësinë e ish komandantit.

E në paraqitjen e Thaçit, Selimi thotë se ka gjetur dy të pavërteta.

“Me paraqitjen e Thacit sot deklaroi se në 2014 të gjithë deputetët e minoriteteve, edhe serbët, kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë shndërrimin e FSK-së në forca të armatosura”, ka thënë ai. “E dyta e pavërtetë është që la të kuptojnë që dikush prej grupeve tjera parlamentare nuk kanë qenë të gatshëm”, shtoi tutje Selimi.

Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve, Selimi thotë se Thaçi nuk është koordinuar mirë.