Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka aktualizuar Projektligjin për FSK-në, i cili, sipas tij, sot është dashur që të jetë në Kuvend.
Selimi tha se Kosova nuk ka ushtri pasi që qeverive të Kosovës u ka munguar vizioni dhe vullneti për një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Selimit kjo ndodhë pasi që në zyrën presidenciale është një njeri manipulant, i cili sipas tij po vazhdon të luajë me sigurinë e vendit.
Sipas deputetit të VV-së presidenti aktual ka tërhequr projektligjin për FSK-në për t’i hapur rrugë kësaj teme në Bruksel.
Selimi tha se Vetëvendosja edhe në kohën sa ishte Thaçi kryeministër ka ofruar votën për ndryshimin e ligjit për FSK-në, por edhe atëherë edhe tash një njeri me pushtetin e tij ka vënë në rrezik të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Selimi më tej tha se ushtria i duhet edhe Kosovës por edhe NATO-s. Për mos bërjen e ushtrisë Selimi tha se vetëm një njeri është përgjegjës e ai është “Hashim Haxhi Thaçi”.
Selimi ia ka përmendur Thaçit premtimin për dorëheqje nëse ligji për FSK nuk kalon në Kuvend.