Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu dhe përfaqësues të TIKA-s turke, qëndroi sot në repartin e ri të Mjekimit Intensiv Qendror të QKUK-së për të parë nga afër finalizimin e punimeve për hapjen e këtij reparti në QKUK.
Gjatë kësaj vizite në këtë shërbim, Ismaili tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar dhe do të krijojë mundësi për punësimin e mjekëve dhe infermierëve për të cilët sektori i shëndetësisë ka shumë nevojë me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore profesionale në kohë.
Ismaili theksoi se sektori shëndetësor ka nevojë për investime qeveritare në infrastrukturën shëndetësore.
“Investimet e tilla si kjo e TIKA’s janë të mirëseardhura dhe ngrisin kapacitetet ofruese të shërbimeve nga QKUK”, tha ai.
Gjatë vizitës në repartin e rinovuar të Mjekimit Intensiv Qendror, Ismaili u njoftua nga përfaqësuesit e TIKA-s që është financuese e projektit për Mjekimin Intensiv Qendror të ri me ecurinë e punimeve të kryera aty, të cilët po shkojnë drejt finalizimit, duke krijuar kushte shumë më të mira për pacientët që do të kenë nevojë për kujdes intensiv në të ardhmen.
-
Komisioni Evropian mbështet modernizimin e spitaleve në Kosovë
-
Ismaili thumbon LDK-në, krenohet me investimin 2 milionësh që e bëri TIKA
-
Pas financimit nga TIKA, përurohet njësia e mjekimit intensiv në QKUK
-
Ismaili kërkon mobilizim për furnizim më stabil me barna
-
QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore