Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është inauguruar Njësia e Mjekimit Intensiv, e cila është e rinovuar, pajisur me pajisje mjekësore dhe i është instaluar nënstacioni i pavarur i gazrave medicinale.
E gjithë kjo është bërë me financimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili duke falënderuar shtetin turk për këtë investim në shëndetësinë kosovare, tha se në këtë qendër intensive tani janë rritur kapacitetet për trajtimin e pacientëve.
Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç gjatë inaugurimit të kësaj njësie mjekësore, tha se shpreson se bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë do të vazhdojë tutje, transmeton kp.
Zëvendës kryetari i TIKA-së, Birol Qetin bëri të ditur se përveç këtij investimi që kap shifrat rreth 2 milionë euro, ata do të trajnojnë edhe mjekët nga Kosova me ekspert nga Turqia.
Kurse, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, hapjen e Njësisë së Mjekimit Intensiv e ka konsideruar si ndihmesë të madhe për shëndetësinë kosovare.
-
Sektori i shëndetësisë ka nevojë për mjekë e infermierë, thotë Ismaili
-
QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore
-
Klinika Infektive kyç të gjithë shtretërit e saj në sistemin qendror me oksigjen
-
Probleme me oksigjen në Mjekimin Intensiv, nga 27 respiratorë po shfrytëzohen 13
-
Përurohet salla e tretë operative në Kirurgjinë Vaskulare