Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas akuzave nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për gjuhën ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi.
Të premten, Basha në një intervistë në televizionin publik të Kosovës i pyetur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, iu përgjigj gazetares duke i thënë se kjo çështje duhet të jetë shqetësim për televizionin e Serbisë e se për të Kosovës nuk duhet të jetë “veç Asociacioni”.
Pas kësaj, Bashës i reagoi AGK-ja, ndërsa ai u kundërpërgjigj duke vazhduar përplasjen online.
Në një reagim të dielën, sekretari i përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa ndaj partiakëve të tij.
“Z. Basha, ju kërkoj të ndaleni së intimiduari dhe tentuari diskreditimin e gazetarëve dhe organizatën e tyre. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, ka shkruar ndër tjerash ai në reagim duke thënë se sjellja e Bashës po e dëmton reputacionin e Kosovës.
-
Basha del me reagim, AGK-ja thotë se ai po synon disiplinimin e gazetarëve nga shteti
-
AGK-ja e dënon gjuhën e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
-
BE-ja dënon sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve
-
Kurteshi e sulmon sërish AGK-në e mediat, Federata e Gazetarëve i kërkon Kurtit të marrë masa
-
Foltorja e Kuvendit shfrytëzohet për baltosje të mediave