Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj kritikon qasjen institucionale ndaj shërbyesve civilë

Përfaqësuesi i sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka renditur një numër ankesash drejt institucioneve, duke thënë se asnjëra qeveri nuk ka vlerësuar punën e shërbyesve civilë.

Një tjetër problem, Sefaj e ka konsideruar edhe punën me ushtrues detyra kryesisht në pozita profesionale.

“E para është mosvlerësimi i punës, numri i madh i pozitave të lira e që punëtorët nuk mbërrin t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve. Secila qeveri ka pasur vlerësim minimal për shërbyesit civilë duke tentuar t’i fshehin paaftësitë e tyre qeveritare. Shumë institucione funksionojë me ushtrues detyre”, ka thënë Sefaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Të premten u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, ndërsa Sefaj ka thënë se për të tretin vit me radhë kjo ditë nuk është festuar, por edhe kur është festuar, sipas tij, nuk ka sjell ndonjë gjë të re.

“Fatkeqësisht, duke u marrë me probleme të mëdha, i harrojmë problemet e përditshme të cilat janë të rëndësishme për organizimin e jetës shoqërore dhe institucionale. Bëhet viti i tretë që nuk festohet kjo datë. Kjo lë shije të keqe. Edhe kur e kemi festuar, zyrtarët kanë ardhur në festë, por pas asaj dite ka vazhduar avazi i mosvlerësimit të punës së shërbyesve civilë”, ka shtuar Sefaj.

Ai ka deklaruar se mungesa e punëtorëve është një tjetër problem i shërbyesve civilë. Siç thotë Sefaj, shumë departamente kanë nevojë për dyfishim apo trefishim të punëtorëve.

Edhe Shala: Ndryshe nga ato paraprake, kjo qeveri bëri veprime të strukturuara për kapjen e administratës TEMPUS 1 v. më parë Shala: Ndryshe nga ato paraprake, kjo qeveri bëri veprime të strukturuara për kapjen e administratës

Sefaj ka thënë se me këto paga është shumë e vështirë të rekrutohen zyrtarë të rinj.

Për Ligjin e Pagave, Sefaj ka thënë se asnjë kategori nuk është ndarë e kënaqur.