Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë ka thënë se për të është e habitshme se si bëhet ndalja e pagave për mësimdhënësit përmes një opinioni ligjor, gjë që, sipas tij, nuk do e bënte as një student i vitit të parë në Juridik.
Sefaj ka thënë se këtë çështje e ka trajtuar edhe kur fillimisht kishte filluar ndalja në disa sektorë në administratë, për atë se si Qeveria nuk është konsultuar me departamentet ligjore dhe me njerëz tjerë profesionalë.
“Për mua është e habitshme si ka mundësi që të lexohet vetëm një nen apo dy të ligjit. Të ata nga qëllimi i ligjit për arsye se ligji për grevat e ka një qëllim, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe të sindikatave në realizimin e të drejtave të punëtorëve. Ajo që është edhe më keq, kjo ndalje e pagave është bërë me një opinion ligjor që nuk besoj që një student i vitit të parë i Fakultetit Juridik, do të binte në këtë nivel, sepse do të binte në provim”, ka thënë Sefaj në “Tempus” të KTV-së të martën.
Për mësimdhënësit që nuk kanë marrë paga në muajin shtator shkaku i grevës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka propozuar që ajo të procesohet si avancë për kompensim të orëve të humbura. Ajo ka publikuar edhe kalendarin e ri shkollor, i cili parasheh mësim edhe gjatë të shtunave dhe shkurtim të pushimit dimëror. Sindikalistët nuk janë deklaruar ende për propozimin.
-
Miftaraj: Ndalimi i pagave, në kundërshtim me ligjin
-
Me kërkesën për rritje pagash, mësimdhënësit bëjnë presion sindikal që nga viti 2003
-
Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë një formë tjetër të grevës
-
Pakënaqësitë në arsim, SBASHK-u kësaj radhe paralajmëron një formë tjetër greve
-
Paralajmërohet “grevë e heshtur” nga mësimdhënësit