Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj: Ka mundësi buxhetore të përmbushen kërkesat e grevistëve

Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatave Sindikale të Shërbyesve Civilë të Nivelit Qendror, ka thënë se kanë kërkuar vazhdimisht ligje gjithëpërfshirëse dhe të dinjitetshme.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë të hënën, se në këtë gjendje i kanë lënë qeveritë paraprake, por inflacioni dhe rritja e çmimeve i ka shtyrë që të vendosin të futen në grevë.

Sipas tij, paga që ata marrin është e pamjaftueshme për jetesë.

Sefaj ka deklaruar se ka mundësi buxhetore për përmbushjen e kërkesave të grevistëve.

“Ne kemi bërë veprime të ndryshme sindikale dhe si mjet i fundit ka ardhur greva. Ne kemi menduar që Qeveria do të reflektojë dhe greva do të përfundojë para 1 shtatorit. Te çështja financiare, nëse i krahasojmë më mundësitë financiare, kërkesat janë shumë të vogla. Ne që nga fillimi, jemi munduar që t’i përdorim të gjitha linjat e komunikimit, por fatkeqësisht edhe në takimin me kryeministrin edhe me Avokatin e Popullit kanë dalë llafe që nuk kemi fol aty”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Avokati i Popullit i ka adresuar vetëm disa çështje dhe jo të gjitha ato që janë biseduar.

Edhe Shërbyesit civilë kërkojnë status të definuar me ligj Arbëri 4 v. më parë Shërbyesit civilë kërkojnë status të definuar me ligj

Sipas tij, Qeveria nuk ka të drejtë ta pengojë organizimin sindikal dhe të mos ulet të dialogojë me palët.

Ai ka thënë se sikur kërkesat të ishin të pamundshme do të kishte të drejtë opinioni të pyeste se çfarë po ndodhë.

“Mundësi buxhetore ka jo vetëm për ne, por pothuajse për të gjitha kategoritë për shkak se të hyrat në buxhet janë rritur”, ka thënë ai.